Vaqarr, një fabrikë vaji përfshihet nga flakët

Oct 19, 2011 | 9:12

TIRANE- Nje fabrike vaji ne Vaqarr të Tiranës eshte perfshire nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ne vend kane mberritur forca të shumta zjarrfikëse të kryeqytetit dhe kane nisur punen per izolimin e vatres dhe shuarjen e flakeve.

Per shkak te zjarrit te madh dhe intensitetit te flakeve eshte kerkuar ndihme edhe nga zjarrfikëset e Durrësit.

Nga te dhenat e para mesohet ne fabrikë nuk ndodhej asnjë punonjës dhe bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Nje grup hetimor ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes dhe percaktimin e shkaqeve te renies se zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura