Valza Bajra dhe Shota Baraliu para disa muajve ishin shoqe dhe mikesha të pandara. Ishin prezente së bashku kudo, shijonin jetën e natës me njëra-tjetrën, mysafire nëpër emisione paraqiteshin së bashku, e mbi të gjitha edhe apartamentin ku jetonin, e kishin bashkë. Shoqëria e tyre dukej se ishte pa interes, pasi të dyja mikeshat nuk kishin shprehur dëshirë as edhe të realizonin ndonjë duet, siç bëjnë shumica e këngëtareve që sapo shoqërohen një muaj dhe më shumë, menjëherë realizojnë një këngë dhe bashkëpunim. Kjo gjë te Shota dhe Valza nuk ndodhi. Të dyja këngëtaret e njohura lavdëronin njër- tjetrën qoftë në shoqëri, por edhe nëpër televizione si shoqe të mira, por miqësia mes tyre nuk ekziston më. Ka qenë shumë e vështirë të kuptohet, pasi asnjëra deri më tani nuk është rrëfyer për këtë ngjarje, duke dashur të heshtin dhe të mos flasin hapur pse mbaroi kjo miqësi. Secila vazhdoi rrugën e saj dhe tani, edhe kur takohen nuk flasin, kurse Valza mungesën e Shotës tashmë e ka zëvendësuar me një tjetër kolege dhe mikeshë të muzikës, me Drenusha Latifin. Ato të dyja dalin bashkë për kafe, shoqërohen shumë e madje bëjnë edhe shopping së bashku. Para disa ditësh, dy këngëtaret kanë qenë për shëtitje në Shkup, ku shihet se miqësia mes tyre po vazhdon të rritet. Urojmë që Valzës të mos i ndodhë e njëjta gjë me Drenushën, siç i ka ndodhur me Shotën.











