Ka qenë një megaparty që Lori Hoxha, vajza e madhe e presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxha, ka organizuar në ambientet e “Diesel Hall” në Tiranë, për të festuar 18-vjetorin e ditëlindjes së saj. Në darkën gjithë klas, përveç shoqërisë së saj, ishte i ftuar dhe një staf i zgjedhur nga “Top Channel”, dhe po ashtu këngëtarët e saj të preferuar, mes të cilëve Dafina Zeqiri, Big Basta, Flori Mumajesi, Tuna Sejdiu etj. Ajo ka bërë bërë bashkë për herë të parë, pas divorcit të tyre artistik, dy këngëtarët e saj të preferuar, Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Lori ka shprehur gjithmonë konsideratën për këta këngëtarë, dhe ndaj ka menduar t’i ketë të dy bashkë në ditëlindjen e saj, edhe pse ata nuk bashkëpunojmë mes tyre si dikur. Big Basta ka hapur party-n me këngën e tij të re “Bounce with dhe star”, ndërsa festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, me debutimin e këngëtarëve e tjerë, duke i dhënë mbrëmjes notat e një koncerti festiv. Ndërkohë, në një ekran të madh në “Diesel hall” shfaqeshin imazhet e një makine Lamborgini të bardhë, dhuratë nga nëna e saj, Vjollca Hoxha. E në këtë mbrëmje, Lori, tashmë një studente e vitit të parë në Tiranë, ka marrë shumë dhurata nga të gjithë të ftuarit në mbrëmjen që i dedikohej dhe kalimit të saj në moshën e maturisë.











