Universitetet hapin dyert, Berisha uron nga Korça

Oct 10, 2011 | 11:41

Kryeministri Sali Berisha ka uruar gjithe studentet ne diten e pare te nisjes se vitit akademik nga Universiteti “Fan Noli”.

Bashke me urimet per nje vit te mbare, kreu i qeverise garantoi se arsimi mbetet prioritet i qeverise qe drejton.

Sipas tij, Ministria e Arsimit do te angazhohet ne nje reforme te thelle ne fushen e dijes.

“Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet dhe këto vite janë të mbushura me sfida”- tha Berisha para studentëve të Korçës, të cilët sot festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.

Berisha i ka quajtur sulmet e opozites per arsimin te pavlera. “Universitetet nuk janë pellgje papunësie si thoni ju…. Universitetet nuk janë libreza punësimi, por shanse të shumta për punësim. Ora juaj ka mbetur”- tha kryeministri.

Viti i ri akademik

Dita e sotme shenon nisjen e vitit te ri akademik per shkollat e larta. Mengjesin e sotem, universitetet publike në mbarë vendin kane hapur auditoret per studentet, te rinj e te vjeter.

Këtë vit për të tre ciklet e studimeve do të ulen në auditore rreth 52 mijë studentë, 23 mijë studentë nisin sot studimet në universitete me kohë të plotë, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të regjistrohen edhe 2 mijë të tjerë, pas plotësimit të formularit A3.

Nje dite me pare, kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj duke pershendetur studentet me rastin e nisjes se vitit te ri akademik 2011-2012, ka vleresuar se rritja e cilesise mbetet sfida e arsimit te larte.

© Panorama.al

Te lidhura