Ai gjithmonë ka qenë pjesë e organizimeve humanitare, por këtë radhë e ka marrë seriozisht punën. Këngëtari i njohur, Adrian Gaxha, sapo është emëruar ambasador i vullnetit të mirë nga ana e UNICEF-it për humanitetin e tij të treguar gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në skenën muzikore. Gaxha ka disa ditë që nëpër ekranet televizive shfaqet me një spot publicitar së bashku me disa fëmijë, ku apelon për mbledhje të fondeve për ndërtimin e shtëpive, banesave dhe për shumë sende të tjera për personat në nevojë. Këtë vullnet të mirë të tij duhet të ndjekin të gjithë personazhet e njohura, edhe pse disa prej tyre në shumë raste i shohim nëpër organizime humanitare, por kur bëhet fjalë për kontribut konkret, dalin një numër shumë i vogël që janë të gatshëm të ndihmojnë personat në nevojë. Adriani me këtë pjesëmarrje dëshiron të ndërgjegjësojë të tjerët se humaniteti është një gjë shumë e mirë dhe, sikur çdo njeri të mund të dhurojë një gjë të vogël nga mundësitë që ka, shumë njerëz nuk do ishin të varfër. Pas këtij spoti publicitar, Adriani pritet të hedhë në tregun muzikor shumë materiale të reja, të cilat do të dalin nga studioja e tij muzikore. bl. re











