TIRANË- Nisja e punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës bëhet shkak për konfrontimin mes banorëve dhe pronarëve të tokës me policinë. Paraditen e sotme, banorët e tokave në zonën perëndimore të Liqenit Artificial janë konfrontuar me policinë, shkuar në zonë për të ndihmuar firmën që do të kryejë punimet për Unazën e Madhe.
Pronarët shprehen të revoltuar, pasi nuk janë njoftuar për nisjen e punimeve dhe nuk kanë informacione se cfarë do të ndodhë me tokat e tyre, apo si do të përfitojnë nga shpronësimi.
Debati me policinë ka zgjatur për më shumë se gjysmë ore, ndërkohë që në zonë janë parë edhe deputetë të PS-së, si Eduart Shalsi.











