Ulja e TVSH-së për ushqimet, Rama: Ja propozimi

Oct 26, 2011 | 18:38

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nëpërmjet blogut të tij ka zbuluar, siç e ka quajtur ai, një pjesë të programit të PS-së, konkretisht një ilustrim grafik për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës.

Duke e quajtur “një shpjegim të ilustruar për propozimin e PS-së”, Rama shkruan “Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet. Eshtë po ashtu pjesë e PAKTIT QYTETAR të 8 Majit dhe siç kemi premtuar, do ta ngremë me forcë në opozitë dhe do ta bëjmë realitet në qeverisje.”

Më poshtë ilustrimi grafik për heqjen e TVSH-së

Ulja e çmimeve te artikujve jetike pas uljes se shkalles se TVSH

Një ditë më parë, duke folur para Grupit Parlamentar të PS-së, heqja e TVSH-së për ushqimet bazë ishte temë diskutimi, ku kryesocialisti tha se “Çdo ditë për çdo kafshatë ka taksim, dhe kjo s’ka asnjë arsye, asnjë logjike, në kushtet e varfërisë në Shqipëri. Ta ngrejmë zërin fort për heqjen e taksës së produkteve, si buka, qumështi, veza etj”

Ndër të tjera, ai tha se programi i ri politik i opozitës do të prezantohet në Kongresin e PS-së më 5 nëntor.

© Panorama.al

Te lidhura