Uldedaj: Humbja në Shkodër, prej gabimeve të Topallit

Jun 27, 2013 | 13:44

Gjok Uldedaj
Reagimi i kandidatit të PD pas humbjes në qarkun verior.

Kandidati i tetë i PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj, ka komentuar në faqen e tij në Facebook humbjen e maxhorancës në qarkun me 11 deputetë. “Mendoje që nuk janë votuesit e Shkodrës që duhen gjykuar për këtë humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobët e lidershipit të forcës sonë politike në këtë qark. Do të ishte gjëja më e mirë që të pranojmë gabimet tona, gabime të lidhura me mosorganizimin dhe mosfunksionimin e strukturave të PD, gabime të lidhura nga shkëputja e thelle jo vetëm me bazën e PD, por edhe me faktorët e PD në vite”, shkruan ish-deputeti demokrat. Sipas tij: “Ne duhet të qartesojmë gabimet që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht ato që janë të lidhura me politikat klienteliste, me politikat e monopolit të shfrytëzimit të posteve partiake dhe politike për interesa personale, duke lënë jashtë vlerësimit shumë e shumë figura me kontribute dhe reputacion në këtë qark. Shkodra ka forca të jashtëzakonshme, ka potenciale dhe figura të spikatura që ta rikuperojë shumë shpejt këtë humbje, por nuk mendoj që këtë mund ta bëjnë ata që e krijuan këtë humbje besimi”.

© Panorama.al

Te lidhura