Ish kryeministrja e Ukraines, Julia Timoshenko u denua sot me shtatë vjet burg.
Ne perfundim te nje procesi te nisur ne ngarkim te saj, Gjykata e shpalli ate fajtore për abuzim të pushtetit në vitin 2009, gjatë një marrëveshje me Rusinë.
Gjykatësi, Rodion Kirejev duke e lexuar vendimin tha se Timoshenko ka përdorur pushtetin e saj për “akte kriminale” kur ka urdhëruar firmën ukrainase Natfogas të nënshkruajë marrëveshjen me Rusinë.
Gjykatësi tha se veprimet e Timoshenkos i kanë shkaktuar Natfogasit një humbje prej 188 milion dollarëve.
© Panorama.al











