Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, theksoi sot në Athinë nevojën që Bashkimi Evropian të lehtësojë marrjen e vizave për turistët dhe biznesmenët ukrainas.
Pas takimit me homologun e tij grek, Karllos Papulias, Janukovic bëri të ditur synimin e Ukrainës për finalizimin e marrëveshjes për një zonë më të zgjeruar tregtare.
Janukoviq tha se pret që vendi i tij t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve të ardhshme.
Mirëpo, Bashkimi Evropiuan ka kritikuar kohëve të fundit qeverinë e Janukovicit lidhur me trajtimin e rivales së tij në zgjedhje-lideren e opozitës, Julia Timoshenko.
© Panorama.al











