Ukraina godet objektiva ushtarake në Rusi me raketa amerikane ATACMS! Kievi: Zhvillim i rëndësishëm

Nov 18, 2025 | 17:56

Ushtria ukrainase njoftoi se ka sulmuar objektiva ushtarakë në territorin rus duke përdorur raketa amerikane ATACMS, duke e cilësuar përdorimin e këtij sistemi armatimi si “një zhvillim të rëndësishëm” në frontin e luftës.

sulm ukrainase

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi “përfshirë edhe sisteme si ATACMS, do të vazhdojë”, duke sinjalizuar intensifikim të kapaciteteve goditëse të Kievit kundër caqeve ruse.

© Panorama.al

Te lidhura