Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar një ditë pasi GJKKO rikonfiormoi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke vënë në dukje cilësimin e tij në dosjen hetimore, si “i dënuar”.

Veliaj e ka cilësuar skandal të rëndë, ndërsa bën me dije se e ka ngritur si shqetësim edhe gjatë seancës së një dite më parë, teksa shton se prokurori i çështjes Ols Dado, i ka thënë se është një lapsus.
“Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.
Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.
Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?”, shkruan Veliaj në Facebook.

LEXO EDHE: GJKKO lë në burg Erion Veliajn! Ajola Xoxa lirohet nga arresti në shtëpi! I ndalohet largimi…
REAGIMI I PLOTË
Kurdisja e një paçavureje 1
Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.
U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”
Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.
Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.
Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.
Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?
Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.
Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.
VENDIMI I GJKKO
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin
Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.
- Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.
- Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
- Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
- Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
- Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
- Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
- Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi











