Policia ka dhënë detaje nga sherri me mjete prerëse që ndodhi pranë Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Sipas, bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, i riu me iniciale A. K. me dy vëllezërit me iniciale F. Th. dhe K. Th..
“Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
© Panorama.al











