U gjet i vrarë brenda në makinë, identifikohet viktima! Kush është 25-vjeçari (EMRI)

Feb 6, 2025 | 17:39

Romario Brunga 25 vjeç është i riu i cili u gjet i pajetë brenda në një makinë në Lezhë dhe që dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

ambulance polici

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje (6 shkurt), në Balldre të Lezhës.

Policia thotë se i riu është gjetur brenda makinës i vrarë me një plumb, por ende nuk është përcaktuar nëse është vrasje apo vetëvrasje.

Brenda në makinë është gjetur edhe një armë zjarri.

Po ashtu bëhet e ditur se makina ku u gjet 25-vjeçari Brunga nuk ka dëmtime nga jashtë.

Policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendin e ngjarjes dh epo punojne per zbardhjen e rrethanave.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

© Panorama.al

Te lidhura