Andi Shehi dhe Enki Nako janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë influencerja me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa tregoi edhe emrin e veçantë që i kishin vendosur djalit, Amor.

Së fundmi Enki zbuloi edhe disa detaje interesante të lindjes për të çilit ndjekësit ishin mjaft të interesuar.
Teksa falenderoi të gjithë ndjekësit për urimet e veçanta që i kanë dërguar, influencerja rrëfeu se Andi e kishte shoqëruar atë edhe në sallën e lindjes, duke qenë një mbështetje e fortë gjatë atij procesi jo fort të lehtë.

“Nga këto 6.4M, 40% pyesin a u fut Andi në sallë dhe po, u fut. Jo, nuk i ra te fikët hahahaha. 60% tjetër pyesin sigurisht për eksperiencën e lindjes. Sapo te marrim dhe pak fare veten, do e ndaj patjetër. Ju uroj lindje sa më të lehtë të gjitha mamave në pritje,” u shpreh Enki.

Kujtojmë që pas fejesës, në intervistën e tyre të parë, çfiti Andi-Enki ndau lajmin e bukur se ishin në pritje të ëmbël.

Në nëntor të 22024 ata zbuluan dhe gjininë e bebit në një ‘baby gender’ mjaft interesant.
“Ne jetën time kam përjetuar shume emocione te ndryshme te cilat me kanë sjelle buzëqeshje, lot, te dridhura, ankth por çdo gjë ndryshoi këtë dite. Dita e cila unë mora vesh qe do te bëhesha baba! Këtë dite vërtet i kam ndjerë te gjitha këto emocione ne te njëjtën kohe dhe s’po dija si ti shprehja… Dita me e bukur e jetës time deri tani! Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enki_nako për këtë bekim! Jua uroj te gjithëve ta provoni si ndjesi“, shkruan Andi krahas postimit të tij.

Me anë të disa postimeve që vetë Enki publikoi në rrjetet e saj sociale u kuptua qartë që dyshja do të bëheshin prindër të një djali.












