Pas 4 orëve në shesh para Kryeministrisë, mijëra qytetarë mbushin rrugët e kryeqytetit! Kërkojnë largimin e Ramës dhe anulimin e investimit në Zvërnec

Jun 5, 2026 | 22:48

Pas 4 orë në shesh para Kryeministrisë, mijëra qytetarë mbushën rrugët e kryeqytetit orët e vona të së premtes, duke kërkuar anulimin e investimit në Zvërnec dhe largimin e qeverisë Rama.

protesta

“Lumi” i protestuesve nuk u tkurr teksa përfshiu pjesën më të madhe të Unazës së Tiranës, nga Bulevardi pranë ish-stacionit të Trenit, tek rrethrrotullimi i Zogut të zi.

protesta

Qytetarët bën thirrje për revolucion, arrestimin e Ramës, Berishë dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë që u shoqëruan dhe nga zhurmat e borive të makinave. Të shtunën protesta do vijojë sërish, në Nartë paradite ora 11:00 si dhe sërish në kryeqytet në orëm 18:00.

protesta

© Panorama.al

Te lidhura