Protesta përhapet në diasporë, të shtunën shqiptarët mblidhen në Frankfurt në ora 18:15

Jun 5, 2026 | 22:58

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e nesërme, e shtunë 6 qershor shqiptarët kanë njoftuar se do të mblidhen në Frankfurt për të kundërshtuar planin për resort në Zvërnec.

proteste frankfurt

Tubimi do të zhvillohet në Opernplatz të qytetit gjerman në ora 18:15.

Sipas organizatorëve lejohet vetëm flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës me vete, dhe i asnjë shteti tjetër përfshi këtu edhe flamurin e UÇK-së, pasi mund të merret si provokim.

@murataj.franceska Frankfurti kuq e zi nesër 🇦🇱🇦🇱 Ora 18:15 🇦🇱❤️ #narta #nartainrisk #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiptaretnegjermani #vajzatshqiptareneperbote ♬ Originalton – Franceska Murataj

© Panorama.al

Te lidhura