U arratis nga burgu grek, arrestohet pas gati 1 muaj në kërkim 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla! Si u vendos në pranga

Oct 15, 2025 | 11:51

Policia ka vendosur në pranga pas gati 1 muaj në arrati 27-vjeçarin shqiptar Ylli Shkalla.

ylli shkalla lAi u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).

Siç rezultoi, drejtuesi i mjetit ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.

Atje ai po vuante një dënim prej 7 vitesh e 6 muajsh për lehtësim të transportit të emigrantëve.

Atij iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina ishte vjedhur nga i riu. Automjeti u konfiskua dhe do t’i kthehet pronarit të saj ligjor.

© Panorama.al

Te lidhura