Një muaj protesta kundër qeverisë, Nurellari: Dëshmi që shqiptarët kanë thyer frikën dhe heshtjen! Forca s’matet me gurë, por me qytetari

Jun 28, 2026 | 9:44

Studiuesi Adri Nurellari ka komentuar protestat qytetare që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

nurellari

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, Nurellari u shpreh se këto protesta tregojnë një ndryshim në mënyrën se si qytetarët reagojnë ndaj pakënaqësive të tyre.

Sipas tij, për shumë vite reagimi kryesor i shqiptarëve ka qenë largimi nga vendi, ndërsa tashmë qytetarët po zgjedhin të shprehin zërin e tyre përmes protestës.

“Protesta dëshmi që qytetarët mund të vrasin frikën dhe heshtjen. Nëse më parë reagimi kryesor ishte largimi nga vendi, sot është zëri, e folura dhe revolta. Kjo tregon shpresë që ata kanë tek e ardhmja”, tha Nurellari.

Ai theksoi se rezultati i parë i kësaj lëvizjeje është thyerja e frikës, duke shtuar se pushteti nuk mbahet vetëm përmes forcës, ndërsa shtoi se tubimet paqësore kanë më shumë ndikim sesa protestat e dhunshme.

Sipas tij, një nga elementët kryesorë të kësaj proteste është edhe fakti se ajo nuk është kthyer në një përplasje tipike partiake.

“Rezultati i parë është thyerja e frikës. Pushteti nuk mbahet vetëm me polici dhe forcë, por edhe me frikë. Protestat paqësore kanë treguar se kanë dy herë më shumë rezultat se protestat e dhunshme.

Ndryshe nga sa jemi mësuar me protesta agresive n, të partive, tregon se forca e protestës nuk matet me sasinë e gurëve që hedh, por me qytetarinë. Kjo protestë nuk ka rënë në batakun e protestave të partive. Kjo protestë ka treguar gjithashtu qëndrueshmëri”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura