U akuzua nga Balla, ILDKP nis hetim për Pollon

Oct 25, 2011 | 9:51

TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka njoftuar se ka nisur procedurën e hetimit administrativ për Genc Pollo, me funksion Ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, pas dyshimeve të ngritura në diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë për pasuri të padeklaruara nga ana e tij dhe të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“ILDKP, pasi u njoh me deklarimet e deputetit Taulant Balla në seancën plenare të datës 20.10.2011, ka vendosur kryesisht të zhvillojë hetim të plotë për interesat private të subjektit Pollo, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.”- thuhet në njoftimin e ILDKP-së

Mësohet se ILDKP do të kërkojë edhe asistencën e misionit policor ndërkombëtar PAMECA, ekspertë të të cilit janë atashuar pranë institucionit, me qëllim krijimin e lehtësirave për një hetim më të plotë jashtë territorit të Shqipërisë.

Inspektorati i Lartë i është I ka drejtuar zyrtarisht kërkesë deputetit Taulant Balla për të dhënë sqarime më të detajuara lidhur me informacionet që ka përsa i përket kësaj çështjeve.

© Panorama.al

Te lidhura