Pas barazimit 1-1 kundër Estonisë vendase, në ditën e tretë të eliminatoreve të grupit 12, Shqipëria U-17 kaloi për herë të tretë në historinë e saj në Elite Round, në 21 pjesëmarrjet e saj në Europianin e kësaj grupmoshe, që kur mori pjesë për herë të parë në vitin 1991. Më 13 maj 2001, Amri Jonuzi, lojtari i Olimpik U-17, u dënua nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, me 4 ndeshje pezullim (për ofendim të zyrtarëve të takimit), por tani mbrojtësi u shndërrua në një hero në Shqipëri, pasi falë penalltisë së ekzekutuar saktë prej tij në minutën e 52-të, Shqipëria kaloi në turin e dytë, apo Elite Round. Shqiptaret luajtën më mirë se kundërshtari. Shqipëria kaloi e para në avantazh, pasi Amadio Gjonaj fiton një penallti, e cila u kthye në gol nga Jonuzi. Ndërsa në minutën e fundit në ndeshjes vendasit barazuan, por kjo gjë nuk ndikoi në kualifikimin kuqezi, pasi mjaftonte edhe një pikë për të kaluar në raundin tjetër mes 28 skuadrave më të mira të Europës. Këto do ndahen në 7 grupe nga katër skuadra, nga ku do të kualifikohen vetëm kryesueset dhe skuadra e dytë më e mirë e grupeve.











