Televizioni me bazë në Dubai “Al Alaan Tv” ka transmetuar pamje amatore ku pretendon se tregohen trupat e kolonel Gaddafit, djalit të tij Mutassim dhe ministrit të mbrojtjes, Abu Bakr Yunis para varrimit të tyre në shkretëtirë.
Televizioni pretendon se pamjet tregojnë ceremoninë e funeralit në afërsi të qytetit Misurata, ku duken 3 arkivole prej druri të cilët, sipas televizionit mbajnë trupat e tre të vdekurve.
Në videon e shkurtër shfaqet një klerik musliman i cili besohet se është Khaled Tantoush, besnik i Gaddafit, i cili u kap pesë ditë më parë.
Lutjet mësohet se janë ndjekur nga dy kushërinj të Gadafit, edhe këto të arrestuar vetëm pak ditë më parë gjatë një sulmit të NATO-s në qytetin e lindjes së Gadafit, Sirte.
© Panorama.al











