Turqia i kërkon ndihmë emergjente 30 vendeve

Oct 26, 2011 | 16:41

Pas refuzimit për ndihmë që bëri fillimisht Turqia ka bërë thirrje sot për ndomë ndërkombëtare në drejtim të 30 vendeve, përfshirë edhe Izraelin.

Mediat turke raportojnë se qeveria ka dërguar kërkesa për ndihmë emergjente në 30 vende. Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë në provincën lindore Vani, ka vrarë së paku 459 njerëz dhe rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë edhe sot në ditën e tretë me radhë, dhe zyrtarët kanë thënë se kanë nxjerrë edhe një djalë 18- vjeçar së bashku me një grua 27- vjeçare.

Ndërkohë, banorët e zonës së prekur nga tërmeti po ankohen duke thënë se autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta në ofrimin e strehimit. Ndërsa, zëvendës guvernatori ka thënë dje për agjencinë Reuters “ne po e bëjmë më të mirën që mundemi” për të ndihmuar viktimat.

Të burgosurit në një burg në afërsi të provincës Van, u rebeluan sot pasi një tronditje e madhe shkaktoi panik. Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishte mbledhur jashtë burgut.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura