Pas më shumë se 100 orësh nën tokë, një 13-vjeçar ka arritur të dalë vetë në sipërfaqe nga rrënojat e tërmetit të së dielës. Sigurisht kur është identifikuar, ai është ndihmuar nga skuadrat e shpëtimit. Rasti i tij quhet si “mrekulli”. Djali e ka hapur vetë rrugën për të dalë drejt sipërfaqes, duke hapur territorin e mbeturinave të ndërtesave të shembura me një gur të madh të gjetur pranë vendit ku kishte ngecur. Nga tërmeti me intensitet 7.3 ballë, që e goditi Turqinë Lindore të dielën, deri tani kanë humbur jetën 523 veta. Janë regjistruar 185 njerëz që kanë dalë gjallë nga rrënojat, por qindra persona ende konsiderohen të zhdukur. Autoritetet thonë se janë lënduar më shumë se 1600 veta.











