Turma vret 10 punonjës të OKB-së

Apr 2, 2011 | 10:48

Protestues të zemëruar nga djegia e një Kur’ani prej një pastori ekstremist amerikan në Florida, u mblodhën në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Afganistanin verior të premten, duke vrarë dhjetë anëtarë të stafit të huaj dhe duke u prerë kokën dy prej viktimave. Sipas një zëdhënësi të policisë vendase, edhe pesë afganë u vranë nga ky sulm. Sulmi ndodhi kur qindra protestues, disa prej tyre të armatosur, vërshuan jashtë xhamive, pas lutjes së të premtes, dhe u drejtuan në zyrat qendroret OKB-së në qytetin Mazar-i-Sharif. Ata çarmatosën rojat dhe “pushtuan” ndërtesën. Sipas televizionit “Tolo” në Kabul, kreu i misionit të OKB-së ishte mes viktimave, por kjo nuk u konfirmua. Turma ishte e zemëruar pas djegies së Kur’anit, pas gjykimeve tallëse nga pastori Terri Xhons më 20 mars. Xhons kishte shkaktuar një valë trazire ndërkombëtare pas kërcënimeve se do të digjte Kur’anin 11 shtatorin e kaluar. Xhons premtoi atëherë se nuk do ta digjte Kur’anin dhe e mbajti këtë premtim deri muajin e kaluar.

© Panorama.al

Te lidhura