Tunizi, nisin bisedimet për krijimin e koalicionit

Oct 27, 2011 | 11:40

Lëvizja e moderuar islamike “Ennahda” ose “Rilindja”, e cila fitoi zgjedhjet e para të lira në Tunizi, megjithëse jo me shumicën e duhur, filloi bisedimet me partnerët e mundshëm për formimin e një koalicioni qeveritar, edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Rezultatet e publikuara deri tani flasin qartë për një fitore të kësaj partie. Kur vendi qeverisej nga Zine El Abidine Ben Ali, kjo parti ishte ilegale. Bota ka reaguar mirë, kur një nga deklaratat e para të kësaj partie ishte mbështetja e një klime të mirë biznesi në vend.

© Panorama.al

Te lidhura