TIRANE- Debate mes deputeteve te opozites dhe maxhorances ne komisionin e Ligjeve.
Kete radhe, shkak jane bere deklaratat e shumices, qe pasuan tryezen e zhvilluar nga Partia Socialiste per reformen zgjedhore.
Deputetet e PS-se e kanë cilësuar si fyese deklaratën e kolegëve të tyre të cilët e cilësuan tryezën si veprimtari propagandistike, nderkohe qe sipas opozites ajo ishte nje qasje ndaj problemit aktual te drejtesise dhe domosdoshmerise per reforme diktuar edhe ne rekomandimet e KE-se.
Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë ditën e djeshme, demokratët theksuan se aktiviteti ishte një vizion të mbrapshtë anti-reformë të kreut të PS-së Edi Rama.
Pas saj, reagoi ashper edhe kreu i PS-se, Edi Rama, i cili shprehu keqardhjen e tij për reagimin e deputetëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve, duke e cilësuar atë si të pajustifikueshëm.
Ai garantoi se Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë.
© Panorama.al











