Trump për email-et e Epstein: Një kurth demokrat, vetëm republikanët budallenj do ta besonin

Nov 12, 2025 | 20:48

Donald Trump reagoi ashpër pas publikimit të disa email-eve që lidheshin me Jeffrey Epstein, materiale të shpërndara nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve disa orë më parë.

trump

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump i quajti çështjet rreth Epsteinit “një mashtrim” dhe “një grackë” të ngritur nga demokratët për të shpërqendruar opinionin publik.

Në postimin e tij ai shkruante se:

“Demokratët po përpiqen të rikthejnë në vëmendje mashtrimin me Jeffrey Epstein, sepse do të bëjnë gjithçka për t’u shpërqendruar nga sa keq u dukën me mbylljen e qeverisë dhe me kaq shumë çështje të tjera. Vetëm një republikan shumë i keq ose idiot do të binte në këtë grackë.”

Trump akuzoi më tej se nuk duhet të ketë “shpërqendrime” ndaj Epsteinit:

“Nuk duhet të ketë asnjë shpërqendrim ndaj Epsteinit apo ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe në rikthimin e dëmeve të mëdha që shkaktuan demokratët!”

Deklarata e tij është në sinkron me tonin e Shtëpisë së Bardhë, në veçanti me ato që tha zëdhënësja për shtyp Caroline Leavitt, që gjithashtu hodhën poshtë publikimin si një veprim politik.

© Panorama.al

Te lidhura