Trump: Nuk e përjashtoj luftën me Venezuelën, Maduro e di se çfarë dua unë

Dec 19, 2025 | 14:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk e përjashton mundësinë e një lufte me Venezuelën.

xrwma-trumpDuke folur për NBC News, Trump, kur u pyet nëse SHBA-të do të shkonin në luftë me vendin e Amerikës Latine, u përgjigj: “Jo, nuk e përjashtoj.”

Më pas ai shtoi se ndërhyrja ushtarake kundër regjimit të Karakasit është ndër opsionet në tryezë.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan urdhëroi një embargo të re për anijet cisternë të sanksionuara të naftës që nisen nga Venezuela, duke rritur presionin mbi presidentin e vendit, Nicolas Maduro.

Kur u pyet nëse qëllimi i tij përfundimtar ishte të “largonte Maduron nga rruga”, ai u përgjigj: “Ai e di saktësisht se çfarë dua unë. Ai e di më mirë se kushdo tjetër.”

NBC thekson se pranimi i Trump se ai nuk e përjashton një luftë me Venezuelën është domethënës, duke pasur parasysh se në vitin 2024 ai e bazoi fushatën e tij zgjedhore në mbajtjen e Shteteve të Bashkuara larg konflikteve të huaja.

“Unë nuk do të filloj një luftë, por do t’i ndal luftërat”, deklaroi presidenti amerikan në fjalimin e tij të fitores pas zgjedhjeve.

Sipas akuzave të administratës Trump, Venezuela po përdor të ardhurat nga nafta për të financuar “terrorizmin e drogës”.

© Panorama.al

Te lidhura