Trump fiton edhe një tjetër shtet të fushëbetejës pas Karolinës së Veriut! Republikani siguron dhe 16 vota elektorale në Xhorxhia

Nov 6, 2024 | 6:44

Donald Trump ka fituar shtetin e dytë të fushëbetejës, Xhorxhian, pasi mori më parë Karolinën e Veriut, duke siguruar dhe 16 vota elektorale.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 06.40.48

Sipas New Times, Trump ka siguruar deri më tani 246 vota elektorale, duke e vënë atë edhe më pranë pragut me 270 vota për fitore, ndërsa Harris ka siguruar deri më tani, 210 vota elektorale.

nyt

Përqindjet në 5 shtete të mbetura të fushëbetejës:

Në Pensilvani, me 83% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% kundrejt 47.7% të Harris.

Në Wisconsin, me 75% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.8% kundrejt 47.6% të Harris.

Në Arizona, me 52% të votave të numëruara, Trump kryeson me 49.8% kundrejt 49.3% të Harris.

Në Michigan, me 44% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% ndaj 47% të Harris.

Numërimi në Nevada është ende shumë herët për të bërë ndonjë parashikim, pasi ende ka qendra votimi të hapura.

© Panorama.al

Te lidhura