Zelensky: Ukraina po zhvillon një sistem raketash balistike ekuivalent me Patriotët amerikanë

Jul 10, 2026 | 11:16

Një sistem mbrojtjeje kundër raketave i krahasueshëm me sistemin amerikan Patriot po zhvillohet në Ukrainë me ndihmën e partnerëve evropianë në kuadër të projektit të quajtur Freya, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

zelensky

“Do të thoja se është një sistem evropian, por që mbetet nën kontrollin tonë. Projekti është sistemi ynë i raketave balistike, i cili duhet të jetë ekuivalent me Patriot për sa i përket aftësive të interceptimit, por synon më shumë prodhimin masiv dhe është më i lirë. Ky, të paktën, është qëllimi që kam vendosur për prodhuesit tanë”, tha presidenti ukrainas.

Ai deklaroi se takimi i parë me partnerët potencialë do të mbahet shumë shpejt në Francë, por pa e specifikuar datën.

Zelensky tha se suksesi i projektit Freya mund të jetë një “përparim i madh” për industrinë e mbrojtjes së Ukrainës.

“Pastaj do ta mbyllim hapësirën ajrore të Ukrainës me kapacitetet tona”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura