Lufta në Ukrainë, OKB: Sulmet ruse tregojnë një “model të qartë” të shënjestrimit të civilëve, nuk ka zgjidhje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit

Jul 10, 2026 | 12:02

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se sulmet e vazhdueshme ruse me raketa dhe dronë në qytetet e Ukrainës tregojnë një “model të qartë” të shënjestrimit të civilëe nga ana e rusëve.

sulmet ukraine

Kjo, sipas zyrtarëve të OKB-së, dëshmohet nga dhjetëra viktima, përfshirë punonjës humanitarë që përpiqen të arrijnë ata që kanë nevojë.

Sipas OKB-së, sulmet ndaj punonjësve të ndihmës humanitare janë rritur me më shumë se 20% që nga viti 2025, ndërsa shkalla dhe intensiteti i armiqësive në zona të ndryshme po shkaktojnë një “numër njerëzor thellësisht shqetësues”.

Këshilli kërkoi dialog, ulje të tensioneve dhe një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, duke këmbëngulur se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin.

Presidenca ruse theksoi dje, të enjten, se përshkallëzimi i sulmeve nga forcat e armatosura ukrainase në territorin rus shërben vetëm për të “zgjatur” luftën, duke iu përgjigjur indirekt Donald Trump, i cili, përkundrazi, konsideroi se ato mund ta detyronin Moskën të negocionte kushtet për përfundimin e luftës.

“Sa më shumë që regjimi i Kievit godet infrastrukturën tonë, aq më shumë na duhet të zgjerojmë zonën e sigurisë” në fronte, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

© Panorama.al

Te lidhura