Inspektorët nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane thonë se Greqia ka gjasa të marrë në nëntor 8 miliardë euro si ndihmë që i nevojitet për të parandaluar falimentimin.
Inspektorët kanë njoftuar sot për këtë vendim në një deklaratë të tyre që e lëshuan pas shumë javësh analizimi të financave greke.
Në deklaratë thuhej se derisa objektivat e Greqisë për deficitin e vitit 2011 “nuk mund të arrihen,” masat shtesë do të jenë të përshtatshme për vitin 2012.











