TIRANE- Në përfundim të takimit të kreut të Partisë Socialiste me trojkën e amabasadorëve, duke folur për mediat, shefi i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth e quajti takimin rezultativ. Ai tha se në qendër të diskutimeve ishte situata politike në vend.
Wollfarth tha se kryesocialisti, Rama u dha informacion shtesë lidhur me propozimet e bërë së fundi nga ai, ndërsa shtoi se, çdo propozim për dialog duhet marrë parasysh nga të gjitha palët e interesuara.
“Janë bërë propozime të rëndësishme, procesi duhet të ecë përpara”- theksoi Wollfarth.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sekui u mjaftua vetëm me një shprehje shqiptare, “Gurë gurë bëhet Kalaja”
Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fund të takimit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e Shqipërisë.
Takimi mes ambasadorëve dhe kreut socialist, Edi Rama zgjati për rreth 2 orë.
© Panorama.al











