Tre të vdekur e një i plagosur në dy aksidente

Apr 11, 2011 | 9:23

Tre persona kanë humbur jetën  dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në dy aksidente të ndryshme. Mëngjesin e sotëm, një grua ka gjetur vdekjen, e një tjetër person është lënduar, kur automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfudnuar në humnerë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, por ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për shkaqet.

Aksidenti tjetër ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas policisë lokale bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Çiflig dhe viktimë janë shtetasait Genci Collku 30 vjeç dhe Roland Musliu 50 vjeç.

Ata janë përplasur nga një automjet, teksa kanë qënë duke shtyrë një makinë me defekt. Policia njofton se viktimat janë përplasur nga një mjet tip benz me targa TR 26 16 L i drejtuar nga 25-vjeçari Ligert Vojkollari.

© Panorama.al

Te lidhura