Trashëgimia 6-mujore e Princ Vidit në Shqipëri

Oct 4, 2011 | 12:13
Princ Vidi

“Kollonia shqiptare e Bukureshtit shtron me përunjësi në këmbë të Madhështisë suaj besnikërinë e thellë të zemrës së saj. Kollonia, që ka punuar aqë vjet për çlirimin e Shqipërisë ,i falet me gëzim hipjes në fron të një dinastie, e cila e frymësuar me traditat fisnike dhe liridashëse së derës Vied-it do të i japë kombit shqiptar bashkë me përmirësimin material dhe lirinë…”. Këto fjalë “zemre”, shkruar me një shkrim rokoko, i dërgonin shqiptarët e Rumanisë prijësit të ri shqiptar. Jo thjesht dhe vetëm për çështje diplomacie, ishin të shumtë ata që besonin vërtet se një princ perëndimor do të sillte ndryshimin e shumëpritur në Shqipërinë, që për 500 vjet kishte qenë pjesë e Perandorisë së madhe Osmane. Properëndimorët shpresonin më në fund një hapje drejt botës së qytetëruar, por më shumë se kaq shpresonin që Shqipëria të dilte nga një lloj katrahure, ku s’merrte vesh i pari të dytin. S’kishin kaluar vetëm dy vjet nga shpallja e Pavarësisë, një pjesë e territoreve kishte mbetur jashtë kufijve shtetërorë dhe vetë shqiptarët nuk dinin më se kujt t’i besonin: Fuqive të mëdha që firmosën copëtimin apo mos vallë ishin më mirë nën sundimin e

Princ Vidi me princeshën Sofi dhe të bijën

“Babës” a Turqisë?! Princ Vilhelm Vidi, burri shtatlartë me sy të qartë, i caktuar për të drejtuar vendin e shqiptarëve, u pa si shpëtimtar. Madje, shumë do ta krahasonin me Skënderbeun. Po ky “Skënderbe” gjerman nuk u bëri dot ballë shqiptarëve më shumë se 6 muaj. Ishin vetëm 6 muaj, por që mjaftuan për të lënë pas një material të pasur dokumentar e plot barsoleta pas vetes. Një pjesë të këtyre dokumenteve koleksionisti dhe studiuesi Artan

Artan Lame

Lame i ka prezantuar në ekspozitën “Trashëgimia e një princi”, hapur pak ditë më parë në Muzeun Historik Kombëtar, shoqëruar edhe nga një botim me titull “Princi i shqiptarëve”, realizuar së bashku me Petraq Gramon, i cili ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e materialeve. Janë fotografi, kartolina, skica, deklarata, letra drejtuar princit apo “Mbretit të Shqypnis”, harta etj. Janë 270 syresh, prej të cilave 80 të paekspozuara më parë. Janë fakte të padiskutueshme historike, por që nuk u shpëtojnë dot notave groteske. Një princ, që pritet në Durrës me madhështi, gjithë ato deklarata dhe urime nga komunitete të ndryshme, të cilat “i shtrojnë para këmbëve besnikërinë shqiptare”, krahasimi me Skënderbeun në kartolina të kohës… dhe një arrati pas vetëm 6 muajsh.
6 muaj fotografi

Princ Vidi gjatë mbërritjes në Durrës më 7 mars 1914

Pavarësisht se pas largimit të tij ishin të shumtë ata që e quajtën “qesharak” apo një “princ kukull”, që nuk ia kishte haberin drejtimit, aq më pak të një vendi të vështirë si Shqipëria, edhe pse nuk e arriti dot “Rilindjen e Shqipënies”, për Lamen “mbretërimi jetëshkurtër i Princ Vidit ishte përpjekja e parë serioze për t’ia ringjitur Shqipërinë Europës moderne”. Sigurisht nuk ia arriti dot. Princ Vidit i qëlloi të vinte në Shqipëri në një vit boll të errët, ku presionet politike vinin nga të gjitha anët. Artan Lame thotë se ndonëse janë një mijë arsye pse nuk funksionoi, ajo çka nuk e favorizoi më së shumti Vidin ishte “humnera kolosale e krijuar ndër qindra vjet midis qytetërimit europian, ku po i fusnin shqiptarët dhe atij otoman prej nga po dilnin”. Dhe më shumë se të gjitha komentet që kanë mbërritur deri në ditët tona, flasin fotografitë dhe materialet e shumta të ekspozuara në MHK. Imagjinoni çfarë mund të bënte në Shqipëri, një princ me pamje të kuruar, çizme të gjata të lustruara, i rrethuar nga burra me tirqe e opinga… Apo një zonjë delikate me rruaza të gjata në qafë e me ombrellë, në një vend ku gratë nuk do

Vilhelm Vidi gjatë një takimi me njerëz të thjeshtë

guxonin kurrë të dilnin veshur “alla frënga”. Është marsi i vitit 1914, Shqipëria sapo ka dalë në Turqia e një burrë që del me gruan për krahu, rrugëve të Durrësit, pa dyshim që nuk shihet me sy të mirë.. Si u dalkërka kështu me gruan?! E megjithatë, pavarësisht prapambetjes që lexohej kudo, Princ Vidi dukej se e kishte marrë shumë seriozisht punën e fronit. Vetëm seancat e fotografive që kishte bërë me këtë rast, nuk kishin të sosur. Vidi, duke pozuar vetëm, me gruan, princeshën Sofi, një grua delikate me pamje disi të trishtë, me vajzat, me bashkëpunëtorët, apo edhe me katundarë e njerëz të thjeshtë, të cilët ai i takonte gjatë daljeve të tij për të njohur Shqipërinë… Dhe duket se një pjesë e mirë e kohës që qëndroi në Shqipëri, i ka shkuar duke pozuar.
Libri
Libri-album “Princi i shqiptarëve” përmban 270 fotografi, skica, dokumente, kartolina e karikatura. Janë shfrytëzuar Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit në Tiranë, Arkivi i Familjes Wied, Neuwied, koleksioni i Misionit Ushtarak Holandez (publikuar nga Robert Elsie); koleksioni i Artan Lames, koleksioni i Fuli Kalivopullit dhe Nikolla Xharos. Mësohet se kontakti me familjen e sotme të Princ Vidit u arrit përmes sipërmarrësit shqiptar Petraq Gramo, i cili ka njohje dhe miqësi familjare me familjen Vid. Përmes tij u bë e mundur të silleshin në Shqipëri një pjesë e fotografive dhe disa dokumente të tjera të arkivit të familjes Vid. Libri i botuar në shqip dhe anglisht nuk përqendrohet thjesht tek figura e Princ Vidit, por jep në mënyrë të zgjeruar gjithë situatën kaotike të Shqipërisë së sapokrijuar, intrigat e brendshme dhe të jashtme, rrymat e ndryshme që vepronin, përplasjen e qytetërimeve, protagonistët e kohës, pamje intriguese nga Shqipëria dhe vetë qyteti i Durrësit, që u bë kryeqytet i Shqipërisë, përpjekjet e princit dhe të patriotëve shqiptarë për të shpëtuar vendin nga kolapsi etj.

© Panorama.al

Te lidhura