Transportonin heroinë për Greqi, 3 në pranga

Oct 16, 2011 | 14:33
Foto Ilustruese

Policia e Elbasanit njoftoi sot arrestimin e tre shtetasve pasi u kapën në flagrancë duke transportuar heroinë në drejtim të Greqisë. Si pasojë e operacionit të koduar “Shtegëtimi” kanë rënë në pranga shtetasit, Hyqmet Spahollari, 56 vjeç, banues në Pogradec, Pashako Spahollari, 55 vjeç, banues në Pogradec si dhe Sali Allushi, 47 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në makinën që kishte si drejtues dhe në pronësi të stetasit Hyqmet Spahollari u gjet një sasi prej 120 gra lëndë narkotike e tipit heroinë, që mendohet se po transportohej për në shtetin fqinj Greqi.

Kontrolli i makinës u bë në aksin, Elbasan- Pogradec.

Policia ka sekuestruar, një makinë tip Benz me targa AA 814 AM dhe 3 telefona celulare.

© Panorama.al

Te lidhura