TIRANE- Respektim te orareve te percaktuara dhe sherbim korrekt ndaj qytetareve ka kerkuar sot Bashkia e Tiranës ndaj operatoreve te sherbimit te transportit publik.
Gjate nje deklarate per mediat, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi, pranoi problematikat e hasuara gjate kontrollit, qofte per zbatueshmerine e orareve te percaktuara, qofte sherbimit, pastertise dhe pajisjes me bilete per qytetaret.
Problemet kane dale pas një pune 1 mujore të vëzhgimit të 10 linjave urbane në qytet, ku sipas tij janë konstatuar 109 shkelje administrative të cilat janë ndërshkuar me gjobë.
“Sa i përket nisjes, fillimit të punës në orën 5 të mëngjesit kemi hasur problematika të mëdha. Shpesh subjeketet e shmangin këtë orar dhe orarin e përfundimit në orën 24.00, gjë të cilën e kanë detyrim kontraktual ligjor. Kemi hasur parregullsi, sa i përket ambienteve, pastërtisë, pajisjes me biletë të pasagjerëve, uniformave, tabelave, në gjithë aspektet dhe rregullat, për të cilat kemi rënë dakord me operatorët”, tha Ibrahimi.
Ai apeloi per zbatim korrekt te marreveshjeve, ndryshe njoftoi se ndeshkimet do te jene deri ne heqjen e licencave ndaj operatorëve përkatës.
© Panorama.al











