TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti

Jun 7, 2026 | 9:24

Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke ecur në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

Fatjon Bunjaku

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrisë.

© Panorama.al

Te lidhura