Tragjedia në det, rinis kërkimi për të zhdukurit

Oct 21, 2011 | 9:21

DURRES- Mengjesin e sotem rinisen kerkimet per gjetjen e tete perosnave te zhdukur pas fundosjes se anijes tregtare turke “Reina 1”, pas perplasjes me tragetin “Ankara”.

Operacioni i kerkimit nisi ne oret e para te mengjesit, nderkohe qe ishte nderprere nje dite me pare ne mesdite.

Sot, perpos ekipeve te shpetimit nga Shqipëria mesohet te mberrije per ndihme edhe një anije turke e specializuar për specializuar për kërkime të tilla në det.

Tragjedia ne det ndodhi mesnaten e se merkures, dhe gjithcka ne harkun e pak minutave.

Ekuipazhi i anijes tregtare turke, prej 10 marinaresh te gjithe turq u fundos. Vetem kapiteni dhe oficeri i pare Ahmet Bau 37 vjeç dhe Ahmet Setik, 54 vjeç, të dy nga Stambolli, arriten te shpetonin dhe u derguan ne spital, ku rrefyen dhe historine.  Nderkohe qe per tete te tjeret nuk u gjet asnje gjurme.

© Panorama.al

Te lidhura