
Kërkimet per gjetjen e tete personave te zhdukur pas fundosjes se anijes tregtare turke “Reina 1″, pas perplasjes me tragetin “Ankara”, janë ndërprerë.
Burime nga Kapetineria e Portit të Durrësit kanë bërë me dije se anija turke “Barbarosa” e cila vijonte e vetme kërkimet në det për gjetjen e të zhdukurve ka ndërprerë kërkimet pa ndonjë rezultat.
Nga kërkimet disa ditore janë gjetur vetëm pjesë të anijes, të cilat do tu shërbejnë hetimeve për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.
Tragjedia në det ndodhi mesnaten e së mërkurës, dhe gjithcka në harkun e pak minutave.
Ekuipazhi i anijes tregtare turke, prej 10 marinarësh të gjithë turq u fundos. Vetëm kapiteni dhe oficeri i parë Ahmet Bau 37 vjeç dhe Ahmet Setik, 54 vjeç, të dy nga Stambolli, arriten të shpëtonin dhe u derguan në spital, ku rrefyen dhe historinë. Ndërkohë që për tetë të tjerët nuk u gjet asnjë gjurmë.
© Panorama.al











