Trageti përplaset me anijen, 8 persona të zhdukur

Oct 20, 2011 | 12:13

DURRES- Tete persona rezultojne te zhdukur dhe vetem dy te mbijetuar si pasoje e perplasjes se nje trageti me pasagjere me nje anije tregtare, e cila eshte mbytur.

Aksidenti i rende ka ndodhur gjate mesnates ne ujërat ndërkombëtare. Sipas te dheneva nga porti i Durresit mesohet se trageti i linjës Durrës – Bari “Ankara” është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1” e cili kishte një ekuipazh prej 10 personash. Anija, e nisur nga Rusia drejt Malit të Zi, pas perplasjes eshte fundosur menjehere dhe eshte mbytur.

Tre marinare te anijes turke jane cilesuar fillimisht pa jete, por me pas eshte sqaruar situata nga autoritetet portuale.  Dy nga marinaret e mbijetuar jane identifikuar si Ahmet Seiçid 51 vjeç dhe Ahmed Bau 38 vjeç. Pjesa tjeter e ekupazhit prej 8 marinaresh jane ende te pagjetur.

Operacionet e kerkim shpetimit

Ndërkohë vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit, për pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Nga ana tjeter trageti me 196 pasagjerë në bord nuk është dëmtuar dhe pasagjeret jane shendoshe e mire.

Per kete ka dhene garanci vete prefekti i qarkut Genci Alizoti. Ai ka bere me dije se forcat e armatosura dhe policia kufitare vazhdojnë kërkimet për gjetjen e te humburve, Ne dispozicion jane vene edhe dy helikoptere te Ministrise se Mbrojtjes qe kane nisur kontrollin e gjithe territorit nga ajri.

Nga kjo jane konstatuar gjurme te anijes se mbytur dhe jeleke shpetimi. Nderkohe nga uji ka nisur operacioni i shpetimit me ane te 7 anije te vena ne dispozicion. Autoritetet lokale kanë ngritur shtabin e emergjencës, i kryesuar nga prefekti i qarkut.

© Panorama.al

Te lidhura