Trafiku i organeve, arrin në Kosovë prokurori i BE

Oct 19, 2011 | 17:01
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Një prokuror special i Bashkimit Evropian ka mbërritur në Kosovë për hetimet lidhur me trafikun e organeve të serbëve ta kapur gjatë luftës mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999.

Siç njofton agjencia Reuters, BE-ja ka emëruar John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si prokurorin kryesor për të shqyrtuar akuzat se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), luftetarë besnikë të kryeministrit Hashim Thaçi kanë tregtuar organe të serbëve të vrarë.

Pretendimet për trafikim organesh u shfaqën në vitin 2010, kur Dick Marty, një raportues i Këshillit të Evropës dhe ish prokuror zviceran, nëpërmjet një raporti të tij shprehu dyshimet se të burgosurit  janë çuar në veri të Shqipërisë, ku u janë marrë organet për ti shitur.

Qeveria e Kosovës ka mohuar me forcë akuzat Marty dhe ka shprehu gatishëmrinë e saj  per te bashkëpunuar me hetuesit, ashtu si edhe qeveria shqiptare.

“Williamson arriti të martën për disa ditë ne Prishtine dhe do të ketë takime me zyrtarët e qeverisë, stafin e BE-së dhe përfaqësuesit e bashkësisë diplomatike”, tha Juri Laas, zëdhënës i grupit special të hetuesve..

“Ne jemi ende në fazën e hetimit paraprak dhe se është shumë herët për të vënë ndonjë afat kohor për shkak se këto akuza të rënda i referohen ngjarjeve që ndodhën më shumë se dhjetë vjet më parë,” tha Laas.

© Panorama.al

Te lidhura