Shumë pak njerëz mendojnë se Totenhemi do të arrijë të përmbysë humbjen 4-0 të ndeshjes së parë, kundër Realit të Madridit. Por, një prej tyre është edhe vetë trajneri Herri Redknap. “Ne e dimë që na pret një detyrë shumë e vështirë. Madje, shumë njerëz na shikojnë si të eliminuar. Është e vërtetë që për të përmbysur atë rezultat, mbi të gjitha kundër një ekipi si Reali i Madridit, duhet një mrekulli. Por, mrekullitë ndodhin herë pas herë, ndaj ne nuk jemi dorëzuar. Nëse arrijmë të japim maksimumin tonë dhe të mos bëjmë asnjë gabim në fushë, gjithçka mund të ndodhë. Luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë element”, deklaroi Redknap.











