Akuza dhe replika ne distance mes kreut te shtetit, Bamir Topi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Replikat pasojne deklaratat e fundit ardhur pas intervistes se kreut te Kuvendit, qe e akuzon Topin si celule antievropiane se bashku me liderin socialist Edi Rama.
Nga Shkodra, Topi i ka kthyer pergjigje pyetjes se mediave per deklaraten e Topallit që e ka njësuar atë me zotin Edi Rama, Presidenti Topi.
“Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”- ka thene Topi.
Topalli
I menjehershem ka qene reagimi nga Topalli, qe permes nje deklarate te shkurter sqaron se ajo flet me krenari gjuhen e Fishtes, Migjenit, Gurakuqit.
“Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”,- thuhet ne reagimin e Topallit.
Topi
Tjeter reagim nga presidenca pas deklarates se Topallit se ajo flet gjuhen e bukur te Fishtes. “Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson. Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëson mungesën e respektit për shqipen zyrtare”, thuhet ne deklaratë.
© Panorama.al











