Topi, politikanëve të rinj: Vizon i ri, etikë sjelljeje

Oct 20, 2011 | 11:27

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori sot pjesë në ceremoninë e diplomave për vitin 2011 të Shkollës Politike Shqiptare.

“Shoqëria shqiptare ka nevojë për një vizion të ri politik. Nuk e kam fjalën për të bërë asnjë lloj aludimi, por vizioni i ri politik jepet si leksion në vendet europiane, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Topi gjate fjales se tij.

Topi ka keshilluar te rinjte të jenë vetvetja dhe jo pjesë e një produkti të klonuar. Ai ka bere apel per etiken e sjelljes, vleruar si shume e rendeisshme ne jeten politike, pasi sipas tij të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike ku e para është komunikimi.

Ne ceremonine e zhvilluar me kete rast Topi u mirëprit nga Drejtori i kësaj Shkolle, Olsi Dekovi, nga Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Tiranë, Ivana Encler dhe nga Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Marko Lajdeker, të cilët vlerësuan mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kreut të Shtetit dhënë kësaj Shkolle ndër vite.

© Panorama.al

Te lidhura