Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, ka udhëtuar sot për në Turqi, ku do të qëndrojë në një vizitë 3-ditore.
Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Topi do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse.
Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi.
Presidenti shoqërohet në këtë vizitë 3-ditore nga zëvendësministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja, kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka.
© Panorama.al











