Topi, ngushëllim familjes së gazetarit Arjan Dodbiba

Jan 15, 2012 | 17:34

TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi i ka derguar sot mesazh ngushellimi familjes se gazetarit Arjan Dodbiba, ndare nga jeta dje pas nje semundjeje te rende.

“Në kujtesën e teleshikuesve, miqve e kolegëve Arjani mbetet simbol i gazetarit të talentuar e me shumë përvojë, që lëvroi në dy dekadat e fundit me shumë profesionalizëm e dashuri, zhanrin e reportazhit e dokumentarit televiziv, duke nxjerrë në pah vlerat më të mira shqiptare në fushën e kulturës, dijes e atdhedashurisë”- thuhet ne mesazhin e Topit.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve, bashkëshortes e djalit, që humbën njeriun e tyre të shtrenjtë, si dhe miqve e kolegëve të medias, që nuk e kanë më mes tyre gazetarin e skenaristin e përkushtuar, që sillte në ekranin e vogël copëza të jetës së shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

© Panorama.al

Te lidhura