Topi, nderon Reshat Arbanën. “Nderi i Kombit”

Oct 7, 2011 | 20:48

TIRANE- Aktori i njohur, Reshat Arbana u nderua sot me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Dekorimi u be sot nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjate nje ceremonie te posacme.

Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Ne fjalen e mbajtur me ate rast, Topi vleresoi punen dhe kontributin e dhene nga Arbana ne fushen e teatrit dhe te kinematografise.

 

© Panorama.al

Te lidhura