Topi merr Medaljen e Korpusit Të Paqes

Oct 19, 2011 | 10:52
Dje gjatë ceremonisë

Presidenti Bamir Topi ka marrë dje “Medaljen e Korpusit të Paqes” nga zv.drejtoresha Keri Hesler-Reidilit. Gjatë takimit në zyrën e kreut të shtetit, ku merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, Topi vuri në pah vlerësimin e tij institucional për gjithë veprimtarinë dhe punën me përkushtim të vullnetarëve në kuadër të misionit të tyre human në vendin tonë. “Gjithë veprimtaria e këtij korpusi vullnetarësh në vendin tonë është edhe një dëshmi më tepër e mbështetjes dhe e ndihmesës së paçmuar të qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptarë në momente të rëndësishme”, tha Topi. Ndërsa ambasadori amerikan vuri në dukje se ky është një vit shumë i rëndësishëm për Korpusin e Paqes, duke qenë se shënon 50-vjetorin e krijimit të tyre të mbushur me mjaft përvojë dhe një punë të madhe anembanë botës, por edhe në Shqipëri, sidomos në fshatrat më të thella të vendit tonë.

© Panorama.al

Te lidhura